![]()
I N S T I T U T I A L B A N O L O G J I K - P R I S H T I N Ë
Datë: 15.01.2026
Në bazë të neneve 30, 31, 33, dhe 35 të Ligjit për Veprimtari Kërkimore Shkencore nr: 04/l-135 (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. 11/02 maj 2013), nenit 12, 13 dhe 16 të Statutit të Institutit Albanologjik të datës 27.04.2015, nenit 8 të Ligjit të Punës, nr 03/L-212, Rregullores për Procedurat e Zgjedhjes dhe Rizgjedhjes së Punonjësve Shkencorë dhe Hulumtuesve në Institutin Albanologjik dhe vendimit të Këshillit Shkencor të Institutit të datës 13.01.2026, Institutit Albanologjik - Prishtinë, shpall:
KONKURS
PËR ZGJEDHJETË PUNONJËSVE SHKENCORË
- DEGA E FOLKLORIT
Përshkrimi i punëve:
Bashkëpunëtori shkencor - studion problemet e ndryshme nga disiplina shkencore përkatëse, punon në mënyrë të pavarur në hulumtimet shkencore lidhur me temën, përgatit botime materialesh e botime të tjera shkencore nga fushëveprimtaria e vet, duke nxjerrë materiale nga fondi i Institutit Albanologjik, nga publikimet dhe arkivat, nga literatura artistike dhe shkencore, bën klasifikimin, seleksionimin, redaktimin, aparaturën shkencore dhe shkruan parathëniet e blejve, punon rreth perfeksionimit në Degën përkatëse, merr pjesë në hartimin e metodës dhe të instrumenteve përkatëse të hulumtimit në terren, individualisht apo në ekspedita, u ndihmon bashkëpunëtorëve profesionalë dhe asistentëve në punën e tyre përkatëse.
KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, Statutin e Institutit Albanologjik, Rregulloren për Procedurat e Zgjedhjes dhe Rizgjedhjes së Punonjësve Shkencorë dhe Hulumtuesve në Institutin Albanologjik:
Të ketë gradën e doktorit të shkencave në fushën përkatëse;
Të ketë të botuar së paku një vepër shkencore autoriale nga institucionet shkencore;
Të ketë së paku një punim (1) shkencor të publikuara në revista shkencore relevante kombëtare dhe ndërkombëtare nga fusha përkatëse;
Të ketë pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, së paku dy (2) konferenca, nga të cilat një (1) ndërkombëtare.
Të tregojë nivel të lartë kompetence e përvoje shkencore në fushën përkatëse që dëshmohet;
Të ketë rezultate të dëshmuara në sferën e kërkimeve shkencore;
Të njohë një gjuhët të huaj në nivel të nevojshëm për veprimtarinë kërkimore-shkencore.
Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:
Kandidatët që konkurrojnë për zgjedhje në titullin bashkëpunëtor shkencor duhet të dorëzojnë:
Biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara);
Diplomën origjinale ose të noterizuar të gradës shkencore doktor i shkencave nga fusha përkatëse;
Nëse kandidati ka mbrojtur doktoratën jashtë vendit, diploma duhet të jetë e nostrifikuar nga MASHTI;
Kopjen e letërnjoftimit;
Certifikatën e lindjes, jo më të vjetër se 6 muaj;
Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime;
Certifikatën ose diplomën mbi njohjen e gjuhës së huaj, të lëshuar nga institucionet e akredituara për gjuhë të huaja.
Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit të tij në faqen zyrtare të Institutit në internet, përkatësisht deri më 29.01.2026.
Kërkesat me dokumentacionin përkatës dorëzohen drejtpërdrejt në Institutin Albanologjik - Prishtinë ose nëpërmjet postës në adresën: Instituti Albanologjik i Prishtinës. Rr. “Eqrem Çabej”, nr: 93, Prishtinë. Kërkesat e kandidatëve që nuk i plotësojnë kushtet sipas konkursit, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkurs për pozitë- Një bashkëpunëtor shkencor në Degën e FOLKLORIT
